Presidenti amerikan Joe Biden do të ofrojë 500 milionë doza vaksinash për vende të ndryshme të botës.
Përpara njoftimit të tij, një zyrtar i administratës amerikane tha se vaksinat Pfizer do të prodhohen në Shtetet e Bashkuara dhe do të dërgohen për vendet me të ardhura të ulëta, shkruan cnn.
Shtëpia e Bardhë tha se Biden në samitin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do t’u bëjë thirrje vendeve të tjera që të angazhohen më shumë në ndarjen e vaksinave.
Udhëheqësit botërorë, grupet e ndihmës dhe organizatat globale të shëndetit kanë vënë në dukje ritmin e ngadaltë të vaksinimeve globale dhe pabarazinë e qasjes së dozave mes kombeve më të pasura dhe atyre më të varfra.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kritikuar për shpërndarjen e dozave të vaksinës ndërsa miliona njerëz në të gjithë botën ende nuk kanë qasje.
Më herët OBSH u ka bërë thirrje vendeve të pasura që të shmangin shpërndarjen e dozave përforcuese në mënyrë që ato të mund të vihen në dispozicion për vendet e varfra./arbresh.info/
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...