Google ADS

Biden po shqyrton ligjërisht mbylljen e kufirit me Meksikën

13:59 | 10 Prill 2024
R J

Presidenti amerikan Joe Biden po diskuton me anëtarët e administratës së tij mundësinë e përdorimit të kompetencave presidenciale për mbylljen e kufirit me Meksikën, si pjesë e luftës kundër emigracionit të paligjshëm, shtatë muaj para zgjedhjeve presidenciale në nëntor.

Një gazetar i rrjetit amerikan në gjuhën spanjolle Univision u përpoq të zbulonte nga presidenti amerikan nëse ai synonte të nënshkruante një urdhër ekzekutiv që do të anashkalonte Kongresin, ku fondet për kufirin dhe imigracionin po debatohen ashpër.

Presidenti vuri në dukje se çdo ditë “më shumë se 5000 njerëz përpiqen të kalojnë kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara sepse autoritetet nuk mund të merren me këtë çështje” dhe për të zgjidhur “procesi duhet të ngadalësohet”.

E vërteta është se në muajt e parë të vitit 2024 ka pasur një rënie të fluksit të imigracionit nga Meksika në SHBA, por çështja është jashtëzakonisht e ndjeshme dhe konsiderohet një fushë e privilegjuar për kundërshtarin e madh të Presidentit Biden, republikanin Trump.

Trump tha më herët se politikat e Biden kanë çuar në një rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm në vend në 15 milionë.

Sipas tij, presidenti aktual nuk e kupton shkallën e vërtetë të krizës./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme