Google ADS

Biden planifikon që SHBA të pranojë 125 mijë refugjatë në vitin 2023

01:02 | 10 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Administrate e Presidentit amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2023 do të pranojnë 125 mijë refugjatë.

Qëllimi i propozuar – i njëjtë si për vitin aktual fiskal – “do të jetë në përputhje me nevojat në rritje të krijuara nga krizat humanitare në mbarë planetin, duke përfshirë më shumë se 100 milionë njerëz të zhvendosur në mbarë botën”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, transmeton portal arbresh.info

Biden, një demokrat që mori detyrën në janar të vitit 2021, u zotua të ndryshojë kursin pasi paraardhësi i tij, republikani Donald Trump, uli numrin e refugjatëve në vetëm 15,000, niveli më i ulët në historinë e programit modern të refugjatëve.

Administrata Biden pranoi shumë më pak se 125,000 refugjatë në vitin fiskal që përfundon më 30 shtator. Që nga 31 gushti, SHBA ka pranuar vetëm 19,919 refugjatë, sipas shifrave të qeverisë amerikane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme