Biden përqafon familjarët e tij pas fjalimit për vendimin e tij për t’u tërhequr nga gara presidenciale

14:03 | 25 Korrik 2024
K.B

Presidenti amerikan Joe Biden përqafon familjarët e tij, pas fjalimit nga zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë në Uashington, mbi vendimin e tij për t’u tërhequr nga gara presidenciale.

Biden tha se po ia kalon stafetën një brezi të ri, ndërsa u shpjegoi amerikanëve arsyet e largimit të tij nga gara presidenciale, gjatë një fjalimi mbrëmjen e së mërkurës nga Shtëpia e Bardhë pas një karriere politike mbi 50-vjeçare.

“Kam vendosur se mënyra më e mirë përpara është t’ia kaloj stafetën një brezi të ri. Kjo është mënyra më e mirë për të bashkuar vendin tonë”, tha Presidenti Biden në fjalimin drejtuar vendit.

Këto janë komentet e para të zgjeruara publike të Presidentit Biden që nga e diela kur ai njoftoi përmes medias sociale se kishte vendosur të tërhiqej nga gara presidenciale për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë./voa

Firefighters try to douse a fire that broke out inside the complex of the Serum Institute of India, in Pune, India January 21, 2021. REUTERS/Stringer NO RESALES. NO ARCHIVES

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme