Joe Biden e quajti kundërshtarin e tij Donald Trump një “kriminel”, pas dënimit të një gjykate të Nju Jorkut të enjten, në fund të gjyqit penal historik të ish-presidentit republikan.
“Për herë të parë në historinë amerikane, një ish-president i cili është një kriminel i dënuar po kandidon për president”, shtoi presidenti demokrat gjatë një mbledhjeje fondesh për fushatën përpara përballjes së tyre më 5 nëntor.
“Sado shqetësuese të jetë kjo, sulmi i tij i gjithanshëm ndaj sistemit të drejtësisë amerikane po bën edhe më shumë dëm”, vazhdoi Biden.
Sipas presidentit demokrat, Donald Trump do të përbëjë një kërcënim edhe më të madh për demokracinë amerikane nëse zgjidhet në nëntor./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...