Presidenti amerikan, Joe Biden, para gazetarëve i ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Prince Philip, burrit të Mbretëreshës Elizabeta II.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Biden kujtoi Prince Philip për “trimërinë” e treguar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vlerësoi shërbimin e tij për Britaninë e Madhe, transmeton portal arbresh.info
Ai gjithashtu vuri në dukje punën bamirëse të dukës dhe rolin e tij si një “kampion i mjedisit”.
“Ai ishte pika e djalit”, tha Biden, 78 vjeç.
“Mungesa e tij do të ndjehet, sidomos në Britani të Madhe. 99 vjeç dhe nuk u ndal asnjëherë, prandaj edhe e admiroj për energjinë dhe vullnetin që kishte”, shtoi Biden.
Prince Philip ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, pas disa ditësh shtrimi në spital për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore./arbresh.info/
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...