Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka quajtur “ditë të vështirë” ditën e sotme pas sulmeve terroriste në aeroportin e Kabulit.
Biden ka theksuar se është pikërisht “sulmi” si sotëm terrorist për të cilin edhe ai ka qenë i shqetësuar prej kohësh, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Ai theksoi se ngjarjet në terren ende janë duke zhvilluar dhe se ai është duke u përditësuar me më të rejat vazhdimisht.
Biden ka lavdëruar ushtratë e vrarë amerikanë, për të cilët tha se ishin angazhuar “në një mision të rrezikshëm për të shpëtuar jetën e të tjerëve”.
“Ne do të përfundojmë misionin tonë dhe do të vazhdojmë, pasi trupat të tërhiqen, të përcaktojmë mjetet me të cilat mund të gjejmë çdo amerikan që dëshiron të dalë nga Afganistani”, shtoi më pas Biden.
“Ne nuk do të pengohemi nga terroristët. Ne nuk do të ndalojmë misionin. Ne do të vazhdojmë evakuimin,” tha ai, duke shtuar se SHBA do të hakmerret kundër sulmuesve të sotëm.
Deri më tani janë konfirmuar të paktën 60 viktima, mes tyre 12 trupa amerikane dhe mbi 140 të plagosur./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...