Biden parashikohet të fitojë Maine

21:20 | 4 Nëntor 2020
Arbresh.info

Maine parashikohet të votojë për Biden ashtu sikurse Distrikti i Parë i Maine, duke ia dhënë atij tri vota më shumë të kolegjit elektoral.

Ai tani ka një total prej 227 votave, por i duhen gjithsej 270 për të fituar, transmeton portali arbresh.info

Trump parashikohet të fitojë Distriktin e Dytë të Maine, që ia jep atij një votë më shumë të kolegjit elektoral në total prej 214.

Pasi votuan demokratë në çdo garë që nga viti 1992, votat e kolegjit elektoral të Maine u ndanë në zgjedhjet e fundit, duke i dhënë tre vota Hillary Clinton dhe një Trump./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme