Presidenti amerikan, Joe Biden edhe një herë ka bërë të qartë se SHBA do të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s.
“Dua të jem i qartë: ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të galvanizuar”, ka shkruar fillimisht Biden në Facebook.
Megjithatë, siç ka thënë ai, “ne nuk do të luftojmë kundër Rusisë në Ukrainë”.
“Një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë është Lufta e Tretë Botërore. Dhe diçka që duhet të përpiqemi ta parandalojmë”, ka shkruar më tej Biden.
Sidoqoftë, presidenti Joe Biden paralajmëroi të premten se Rusia do të paguajë një “çmim të rëndë” nëse vendi përdor armë kimike në Ukrainë.
“Unë nuk do të flas për inteligjencën, por Rusia do të paguajë një çmim të rëndë nëse përdorin kimikate”, ka thënë Biden për CNN pas komenteve që njoftuan lëvizje të mëtejshme ekonomike kundër Rusisë.
Ndryshe, Shtëpia e Bardhë, veçanërisht sekretarja e shtypit Jen Psaki, ka paralajmëruar se armët mund të përdoren në konflikt.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...