Google ADS

Biden paralajmëron për mungesë të ushqimit pas sanksioneve ndaj Rusisë

01:03 | 25 Mars 2022
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se mungesa e ushqimit “do të jetë reale” pas sanksioneve që u vendosën ndaj Rusisë nga qeveria amerikane.

“Për sa i përket mungesës së ushqimit, po, ne folëm për mungesën e ushqimit dhe do të jetë reale”, tha Biden gjatë një konference për shtyp në një samit të NATO-s në Bruksel, Belgjikë, pas një takimi me liderë të tjerë botërorë, transmeton portal arbresh.info

“Çmimi i sanksioneve nuk është vendosur vetëm ndaj Rusisë”, shtoi ai.

Biden tha se “Rusia dhe Ukraina kanë qenë shporta e bukës për Europën për sa i përket grurit” dhe këmbënguli se ai dhe liderët e tjerë kishin një “diskutim të gjatë në G7” për nevojën për të “rritur dhe shpërndarë” prodhimin e ushqimit.

Ndërsa lufta vazhdon të shkatërrojë Ukrainën, amerikanët, veçanërisht ata që jetojnë vetëm më pagë, kanë filluar të ndiejnë shtrëngimin financiar në çmimet e tyre të ushqimeve nga konflikti i largët./foxnews/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme