Google ADS

Biden paralajmëron Kongresin: Do na kushtojë shtrenjtë mosveprimi për Ukrainën

15:40 | 28 Shkurt 2024
K.B

Presidenti amerikan Joe Biden bëri edhe një përpjekje tjetër për të siguruar ndihmën që i nevojitet Kievit, duke u kërkuar sërish liderëve të Kongresit të miratojnë projektligjin për sigurinë kombëtare, i cili përfshin asistencë për Ukrainën dhe Izraelin dhe do të shmangte nga ana tjetër edhe një mbyllje të pjessshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Pjesëmarrësit thanë se takimi, ka qenë i tensionuar.

“Pasojat e mosveprimit janë të tmerrshme për Ukrainën”, paralajmëroi Biden përpara takimit të tij me udhëheqësin e shumicës në Senat, Chuck Schumer, udhëheqësin e pakicës në Senat, Mitch McConnell, kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe udhëheqësin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries.

“Ndihma për Ukrainën mendoj se është urgjente. Pasojat e çdo dite që kalon me mosveprim për këtë vend, do të kushtojnë shtrenjtë”, Biden.

Mos mbështetja e Kievit, nënvizoi ai, do t’u jepte një sinjal aleatëve se ata nuk mund të llogarisin në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, që zhvilloi dhe një takim të shkurtër privat me Biden, nuk dha asnjë sinjal se mund të lëvizë drejt kalimit të projektligjit për votim, edhe pse theksoi se Kongresi ka punuar me “mirëbesim” dhe “pa pushim” për zgjidhjen e ngërçit.

“Reforma kufitare ka përparësi ndaj ndihmës së Ukrainës. Prioriteti ynë kryesor është siguria e kufijve tanë.

Është koha për veprim. Është një gjendje e rëndë, që duhet të zgjidhet dhe ne do të financojmë qeverinë dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë”, tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme