Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi fundin e pandemisë së koronavirusit në një intervistë për CBS të transmetuar të dielën në mbrëmje.
“Pandemia ka mbaruar, edhe pse kemi ende një problem me COVID. Nëse vini re, askush nuk mban maska. Të gjithë duket se janë mjaft në formë. Dhe kështu mendoj se po ndryshon dhe mendoj se ky është një shembull i përsosur”, theksoi presidenti.
Vetë Biden rezultoi pozitiv me koronavirus në korrik dhe u trajtua me ilaçin Paxlovid. Në fund të gushtit, edhe gruaja e tij Jill u infektua me virusin dhe u trajtua me ilaçin.
Mesatarisht 390 njerëz ende vdesin çdo ditë në Shtetet e Bashkuara nga komplikimet pasi kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan së fundmi dy vaksina të reja të përshtatura me variantin dominues të virusit Omicron. /arbresh.info/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës