Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka reaguar pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili bëri thirrje për injektim me dezinfektues kundër koronavirusit.
Bideni përmes një cicërime në Twitter, ka lutur qytetarët të mos e dëgjojnë Trumpin e të pinë zbardhues.
“Nuk më besohet që do ta them këtë, por ju lutem mos pini zbardhues”, shkroi Bideni në Twitter.
Sot, ka reaguar edhe prodhuesi i “Lysolit”, një spërkatës dezinfektues dhe produkt pastrimi, dhe ka dalë kundër përdorimit, siç ishte sugjeruar nga presidenti amerikan Donald Trump që njerëzit mund të marrin “një injeksion” të “dezinfektuesit që shkatërron koronavirusin për një minutë”./zyrtare/