Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka arritur të përmbushë vetëm një pjesë të vogël të planit të tij për shpërndarjen e 80 milionë dozave të vaksinave kundër COVID-19, në pjesën tjetër të botës deri në fund të qershorit.
Kjo pasi dolën një mori pengesash, të cilat ngadalësuan ritmin e diplomacisë së vaksinave të SHBA-së.
Administrata e Biden ka njoftuar se rreth 50 vende të botës do të marrin një pjesë të dozave të vaksinës COVID-19, deri tani thuhet se janë shpërndarë 24 milionë doza të vaksinave në dhjetë shtete, raporton Associated Press.
Nga Shtëpia e Bardhë kanë deklaruar se ditëve në vazhdim do të shpërndahen edhe vaksina të tjera, si dhe thuhet se Biden ka bërë gjithçka për t’u realizuar ky plan i tij.
Shtetet të cilat kanë pranuar vaksina nga SHBA-të deri më sot janë Kolumbia (2.5 milion doza Johnson & Johnson), Bangladeshi (2.5 milion Moderna), Peru (2 milion Pfizer), Pakistan (2.5 milion Moderna), Honduras (1.5 milion Moderna), Brazil (3 milion J&J) , Koreja e Jugut (1 milion J&J), Tajvani (2.5 milion Moderna), Kanada (1 milion Moderna, 1.5 milion AstraZeneca) dhe Meksika (1.35 milion J&J, 2.5 milion AstraZeneca).
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vend...
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës