Biden një hap larg Shtëpisë së Bardhë, sytë nga Nevada! Djali i Trump: Po bëhet kërdia me votat

00:24 | 5 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Pasi siguroi Wisconsin dhe Michigan, Joe Biden është vetëm një hap larg fitores së zgjedhjeve Presidenciale. Sipas “Foxnews”, Biden ka arritur shifrën e 264 votave elektorale, vetëm 6 larg triumfit, numrit magjik, 270.

Kjo do të thotë se nëse arrin që të triumfojë në Nevada, që ka 6 vota, ngjitet në Shtëpinë e Bardhë.

Por si është situata në Nevada?  Joe Biden kryeson me 49.3% të votave, ndërsa Donald Trump e ndjek me 48.7%, kur janë numëruar 75%.

Por kontestimet nuk mungojnë nga Presidenti aktual, jo vetëm Donald Trump, por edhe familja. Këtë herë ka qenë Eric Trump, i cili akuzon se ata (demokratët) po bëjnë kërdinë në zgjedhje.

Ata po shkatërrojnë procesin zgjedhor në këtë vend” tha Eric Trump, referuar demokratëve, duke folur në Filadelfia./koha.mk/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme