Presidenti Joe Biden është ngatërruar gjatë fjalimit të tij për Gjendjen e Bashkimit mes krizës në Ukrainë, duke ngatërruar kombin që po përballet me pushtimin me Iranin.
Biden, 79 vjeç, njeriu më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë në presidencën e Shteteve të Bashkuara, po fliste për pushtimin e vazhdueshëm rus kur gaboi, transmeton portal arbresh.info
“Putini mund të rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë nuk do të fitojë zemrat dhe shpirtrat e popullit iranian”, tha Biden.
Vetëm pasi mbaron së thëni ‘iranian’, nënpresidentja Kamala Harris, shihet pas tij duke e korrigjuar Presidentin amerikan, dhe duke thënë fjalën e duhur.
Lajmi menjëherë ka marrë hov në mediat sociale, duke u shpërndarë në numër të madh.
Biden i kaloi 12 minutat e para të fjalimit të tij drejtuar kombit nga Kongresi duke folur për Rusinë dhe pushtimin e saj në Ukrainë.
Ai nuk ka hezituar ta quajë Presidentin rus, Vladimir Putin, diktator, ndërsa ka theksuar se SHBA do të mbështesë Ukrainën./arbresh.info/
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...