Udhëheqësit perëndimore sot kanë rritur përgatitjet për veprimet e mundshme ushtarake në Ukrainë, ndërsa furnizimi me energji është në negociata.
Presidenti amerikan, Joe Biden,ka deklaruar se nëse Rusia vendos që të sulmojë Ukrainën, atëherë do të vendosen sanksione të drejtpërdrejta ndaj Presidentit rus, Vladimir Putin, transmeton portal arbresh.info
Tensionet tashmë janë në rritje, ndërsa NATO po vendos forcat e saj në gjendje gatishmërie dhe po dërgon më shumë anije dhe avionë luftarakë në Europën Lindore.
Rusia, e cila mohon planifikimin e sulmit, tha se po monitoronte situatën me “shqetësim të madh”.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov përsëriti deklaratën e Moskës se kriza u shkaktua nga veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s dhe jo nga akumulimi rus i ushtrisë.
Biden përsëriti se ai nuk kishte në plan të dërgonte ushtrinë amerikane në Ukrainë, e cila nuk është anëtare e NATO-s, por tha se do të konsideronte vendosjen e sanksioneve të drejtpërdrejta ndaj Putinit dhe se “pasoja të mëdha” do të pasonin nëse Rusia pushton Ukrainën.
I pyetur nga gazetarët nëse do të sanksiononte edhe Putinin, Biden u përgjigj shkurt dhe prerë duke thënë “po”.
Një aeroplan amerikan me pajisje ushtarake dhe municione u ul në Kiev të martën, dërgesa e tretë e një pakete prej 200 milionë dollarësh për të mbërritur në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur në gjendje gatishmërie edhe mbi 8 mijë trupa ushtarake në rast se Rusia vendos të sulmojë Ukrainën./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...