Duke respektuar rregullat, veshur me maskë të zezë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Presidenti Biden ka folur me gazetarët sapo ka pranuar detyrën e tij në Zyrën Ovale.
Kriza e koronavirusit, kriza ekonomike dhe ajo e klimës do të jenë përparësitë e tij para gjatë mandatit të tij, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Urdhri i tij i parë ekzekutiv, i cili nuk kërkon legjislacionin e Kongresit, bën thirrje që të gjithë Amerikanët të mbajnë maska për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Ai gjithashtu ka theksuar se do ti bashkohet Marrëveshjes së Parisit mbi klimën.
17 urdhërat ekzekutivë që ai sapo ka nënshkruar tregojnë se Biden po ecën përpara me shpejtësi të paparë në miratimin e axhendës së tij dhe kthimin e shumë politikave nga të cilat kishte hequr dorë Trump.
Ai pritet të nënshkruajë disa urdhra të tjerë në ditët e ardhshme.
Për krahasim, pas dy javësh në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump kishte nënshkruar vetëm tetë urdhra ekzekutivë dhe Presidenti Barack Obama kishte nënshkruar nëntë. Administrata e re ka argumentuar se gjendja aktuale e vendit – duke u përballur me një pandemi të shpejtë dhe pasojat ekonomike prej saj – kërkojnë veprim urgjent nga Presidenti./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?