Google ADS

Biden nënshkruan dokumenet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

07:58 | 10 Gusht 2022
E.H

Presidenti i SHBA Joe Biden ka nënshkruar dokumentet e ratifikimit për të pranuar Suedinë dhe Finlandën në NATO, duke i sjellë vendet e Evropës veriore më afër anëtarësimit në aleancë.

Biden tha se SHBA ishte vendi i 23-të që miratoi zyrtarisht aplikimin për anëtarësimin e dy vendeve.

“Ishte dhe është një moment vendimtar, besoj, në aleancë. Dhe për një stabilitet më të madh të sigurisë jo vetëm të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, por të botës”, u shpreh ai.

Disa ditë më parë, senati amerikan miratoi pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO duke dërguar një mesazh të fortë mbështetjeje për zgjerimin e aleancës perëndimore kundër Rusisë.

Finlanda dhe Suedia kërkuan anëtarësimin në NATO duke i dhënë fund neutralitetit të tyre pas agresionit rus në Ukrainë.

Moska i ka paralajmëruar vazhdimisht të dyja vendet kundër anëtarësimit në aleancën perëndimore./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme