Presidenti aktual i ShBA-së, Joe Biden, mbajti një fjalim në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.
Biden tha se në shekujt 20 e 21 liria nuk kishte kampione më të madhe se Madeleine Albright.
“Liria mbijeton kundrejt të gjitha sfidave në fytyrën e çdo agresori dhe në shekujt 20 e 21 liria nuk kishte kampione më të madhe se Madeleine Albright”, ka thënë Biden.
Ai madje tha se ajo i ka bërë krenarë që janë amerikanë. Dhe, sipas tij, Albright është arsyeja se pse NATO-ja vazhdon të qëndrojë e fortë.
“Kur mora vesh që ka vdekur, isha në aeroplan për në Bruksel, për t’u takuar me aleatët për ruajtjen e aleancës sonë, pata një ndjenjë të madhe që Albright ishte pjesë e arsyes pse NATO vazhdon të qëndrojë e fortë dhe aq e kalitur sa është sot”, ka thënë ai.
Biden tha se Albright gëzonte një respekt të jashtëzakonshëm në Evropë, njofton Klankosova.tv
“Pak ditë më pas shkova edhe në Poloni… Kur fola unë, të gjithë shprehën respektin kur e përmenda emrin e Albright, filluan duartrokitjet për të në mënyrë spontane sepse emri i saj është ende sinonim me Amerikën, si fuqi e së mirës së botës, ajo s’ka humbur kurrë kohë e fjalë, ajo thjesht vepronte”, shtoi ai.
Sipas tij, arsyeja se Albright ishte një diplomate kaq e suksesshme, ishte sepse kishte kuptuar që e gjithë politika, sidomos ajo ndërkombëtare, është personale.
“Për Madeleine nuk kishte mision më të lartë, nder më të madh se t’i shërbente ShBA-së. Kujtimi i saj vazhdoftë të jetë bekim i këtij kombi dhe të mbajë veprat e saj, zoti e bekoftë Madeleine Albrightin”, përfundoi ai.
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...
Moti sot i vranët dhe me shi
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...