Joe Biden ka ritheksuar se mbështetja e qeverisë amerikane për Ukrainën nuk do të mungojë. Në fjalën e tij të mbajtur në Samitin e G20 në Rio de Zhaneiro, Brazil.
Biden nënvizoi se duhet të bëhen bashkë për t’i dhënë fund konflikteve dhe krizave që po shkaktojnë pasiguri në mbarë botën.
“Ne të gjithë duhet të punojmë për t’i dhënë fund konflikteve dhe krizave që po gërryejnë progresin për të përmirësuar sigurinë në mbarë botën,” tha Biden.
Më tej shtoi se SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Të gjithë rreth kësaj tavoline, sipas mendimit tim, duhet gjithashtu”, ka thënë ai.
/abcnews.al/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe