Biden mohon çdo përfshirje të SHBA-së në kryengritjen e Wagner

09:55 | 27 Qershor 2023
K.B

Presidenti amerikan Joe Biden ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje të SHBA-së ose aleatëve të saj në rebelimin e Wagner kundër Kremlinit.

“Ne e bëmë të qartë se nuk ishim të përfshirë”, tha presidenti amerikan.

Ai konfirmoi se kishte biseduar me udhëheqësit e vendeve aleate për t’u siguruar që do të kishte një përgjigje të koordinuar.

“Ata ranë dakord me mua se ne duhej të siguroheshim që të mos i jepnim Putinit ndonjë pretekst për të fajësuar Perëndimin dhe për të fajësuar NATO-n ”, tha ai.

Presidenti Biden tha se ai udhëzoi këshilltarët e sigurisë kombëtare që ta përditësojnë atë “orë pas ore” dhe të përgatiten për skenarë të ndryshëm, të cilët ai nuk i specifikoi.

Ai vlerësoi gjithashtu se rebelimi i Yevgeny Prigozhin është pjesë e një lufte më të gjerë për pushtet në Rusi, duke shtuar se është ende herët për të nxjerrë përfundime të sigurta.

Ai theksoi se, pavarësisht nga zhvillimet në Rusi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe njoftoi se në orët e ardhshme do të bisedojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme