Presidenti i ShBA-së, Joe Biden e ka mbrojtur “vendimin aq të vështirë” për ta ndihmuar Ukrainën me bomba thërrmuese, të cilat kanë rekord për vrasjen e civilëve.
Presidenti amerikan ka thënë se “i ka marrë kohë të bindet për të bërë këtë”, por që ka vepruar pasi që Ukraina është duke mbetur pa municion, raporton BBC.
Bombat thërrmuese janë të ndaluara nga më tepër se 120 shtete.
Biden ka folur në CNN në një intervistë ku ka treguar të ketë folur me të gjithë aleatët për vendimin, I cili vjen para mbajtjes së Samitit të NATO-s që organizohet javën që vjen në Lituani.
Këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se e kanë shtyrë marrjen e vendimit për aq sa kanë mundur, por që nuk munden tani ta lënë Ukrainën pa e ndihmuar në pikën që është.
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...