Presidenti amerikan Joe Biden e ka bërë të qartë se Lindja e Mesme nuk është prioritet i administratës së tij, por Ukraina, Kina dhe zgjedhjet e mesit të mandatit janë çështje më prioritare, shkruan Reuters.
Por pavarësisht kësaj, ai mbërriti Izrael në vizitën e tij të parë në rajon që prej zgjedhjes si president. Qëllimi kryesor i Biden është të bindë Arabinë Saudite mbi nevojën e rritjes së furnizimeve globale me naftë, për të lehtësuar krizën energjetike të nxitur nga pushtimi rus në Ukrainë, por Irani do të jetë gjithashtu në krye të agjendës.
Gjatë ndalesës 3 ditore në Izrael ai do të fokusohet tek negociatat e fuqive perëndimore me Iranin për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të takohet gjithashtu me presidentin palestinez, Mahmud Abbas, në Bregun e pushtuar Perëndimor, para se të udhëtojë në Arabinë Saudite, ku do të kërkojë normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Izraelit dhe sauditëve – armiq historikë, por që po i afron qëllimi për të frenuar ndikimin e Iranit në rajon.
Udhëtimi i Biden u parapri nga lajmi për thellimin e bashkëpunimit mes Izraelit dhe fqinjëve të tij për të luftuar kërcënimin që buron nga fuqizim ushtarak i Iranit dhe aleatëve në rajon. Biden synon të promovojë stabilitetin rajonal, të thellojë integrimin e Izraelit në rajon dhe të kundërshtojë ndikimin dhe agresionin iranian nga Rusia dhe Kina.
“Ky udhëtim do të përforcojë një rol jetik amerikan në një rajon me pasoja strategjike,” tha të hënën këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan./arbresh.info/
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...