Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden po mban një konferencë shtypi tani pasi përfundoi bisedimet me Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë të Zvicrës.
Biden: Dua që Presidenti Putin të kuptojë pse unë them çfarë them dhe pse bëj çfarë bëj. I thashë presidentit Putin se agjenda ime nuk është kundër Rusisë apo kujt do tjetër, është për popullin amerikan.
Të drejtat e njeriut “janë ata që ne jemi”, ashtu si amerikanët. Ata do të jenë gjithmonë në tavolinë.
Ashtu si Putin, Biden tha se do të fillojnë konsultimet mbi sigurinë kibernetike duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar disa infrastruktura kibernetike që i kanë kaluar kufijtë.
Biden shtoi se takimi ishte konstruktiv, por kishte edhe tema për të cilat nuk ranë dakord. Ndër të tjera tha se i theksoi Presidentit Putin se çështja e Alexei Navalny është tepër e rëndësishme.
Biden: Duhet të jemi në gjendje të bashkëpunojmë, ka pasur përgjegjësi nga dy palët. Si do i përgjigjemi disa veprimeve të caktuara që mund të dëmtojnë Amerikën, dhe i kam bërë të qartë Putinit se Biden nuk është kundër Rusisë. Është shumë e rëndësishme të luftojmë COVID-19. Të mbroj popullin amerikan, kjo është përgjegjësia ime si President.
I bëra të qartë se asnjë President i SHBA s’mund të rrijë duarkryq dhe mos flasë e mos veprojë për problemin e amerikanëve. Kjo e gjitha ka të bëjë me çfarë ne jemi, si mund të jem President kur nuk flas apo ngre zërin.
Ne përpiqemi të kemi një qeveri të fortë e të përgjegjshme, ngritëm çështje të ndryshme, si Irani. Ia bëra të qartë se do të luftoj kundër shkeljes së të drejtave të njeriut.
Duhet të jemi të angazhuar e të përfshijmë sa më shumë njerëz. Ngrita edhe çështjen e një Europe të lirë, lirisë së fjalës, kundër shkeljes së të drejtave të njeriut. Patjetër që duhet të ketë një bazë që s’duhet të shkelen. Duhet bashkëpunim si për popullin amerikan, rus, dhe sigurinë e botës.
I thashë Putinit atë çfarë kam pasur dëshirë e qëllim është tjetër gjë kur takohesh individualisht, biseduam në detaje.
Ramë dakord për një dialog bilateral strategjik në kuadër të stabilitetit. Në interes të SHBA dhe Rusisë, duhet një mekanizëm të përbashkët dhe të fillojë sa më shpejt.
Patjetër folëm dhe për armët bërthamore, për sigurinë kibernetike.
SHBA dhe Rusia ashtu si vendet e tjera duhet të ndërmarrin veprimet e duhura kundër sulmeve. Duhet të kemi kuptueshmëri, të flasim për çështje të veçanta. Folëm për Iranin, ramë dakord të bashkëpunojmë të dyja vendet SHBA dhe Rusia pasi Irani është një problem shqetësues, besoj për të dyja vendet.
Më parë, Putini mbajti konferencë për shtyp ku tha se të dy palët kanë rënë dakord të kthejnë diplomatët e dëbuar nga vendet e njëri-tjetrit dhe do të fillojnë konsultimet mbi sigurinë kibernetike. Ai e përshkroi samitin si “konstruktiv” dhe “produktiv” në tërësi./tch
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...