Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndalojnë mbështetjen për operacionet sulmuese nga aleatët e saj në Jemen, vend ky i shkatërruar nga një luftë gjashtë-vjeçare në të cilën besohet se më shumë se 110.000 njerëz kanë vdekur, raporton BBC.
“Lufta në Jemen duhet të marrë fund”, tha presidenti Joe Biden në fjalimin e tij të parë për politikë të jashtme.
Nën udhëheqjen e dy paraardhësve të Biden, SHBA mbështeste një koalicion të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër rebelëve në Jemen.
Konflikti ka lënë miliona shtetas të këtij vendi në prag të urisë.
Luftimet filluan në vitin 2014 midis një qeverie të dobët të Jemenit dhe lëvizjes rebele Huti.
Situata u përshkallëzua një vit më vonë, kur Arabia Saudite dhe tetë shtete të tjera arabe, të mbështetura nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca filluan sulmet ajrore kundër Huti në Jemen.
Biden njoftoi për ndryshime të tjera në politikën e jashtme të SHBA-së, të tilla si një rritje e konsiderueshme e numrit të refugjatëve të pranuar nga SHBA dhe një ndryshim i vendimit për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania, ku ata janë vendosur që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Fjalimi i tij shënon një ndërprerje të shpejtë të politikave të ish-presidentit Donald Trump, i cili u largua nga detyra muajin e kaluar. /kp/arbresh.info/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...