Presidenti amerikan, Joe Biden nuk do të dërgojë aktualisht avionë luftarakë në Ukrainë. Presidenti francez, Macron nuk e përjashton këtë, por duhen përmbushur disa kritere.
Presidenti amerikan, Joe Biden është shprehur hapur kundër dërgimit të avionëve luftarakë të tipit F-16 në Ukrainë. Pyetjes së gazetarëve, nëse ai e mbështet dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, ai iu pëgjigj në Uashington të hënën me “jo”. Politika ukrainase kërkon nga aleatët perëndimorë me ngulm dërgimin e avionëve luftarakë.
Javën e shkuar ishte zëvendëskëshilltari për sigurinë kombëtare, Jon Finer, i i cili nuk e përjashtoi kategorikisht dërgimin e avionëve luftarakë F116. SHBA nuk do të përjashtojnë asnjë “sistem specifik”, po do të verifikojnë vazhdimisht, se çfarë armësh i nevojiten Ukrainës në luftë kundër Rusisë.
Macron nuk përjashton dërgimin e avionëve luftarakë
Presidenti fancez, Emmanuel Macron nuk e përjashton parimisht dërgimin e avionëve luftarakë. “Parimisht asgjë nuk është e ndaluar”, tha Macron, i pyetur gjatë një vizite në Hagë, nëse Franca mund të dërgojë avionë luftarakë. Në të njëjtën kohë presidenti francez paralajmëroi nga rreziku i shkallëzimit të situatës dhe pëmendi një sërë “kriteresh”, që do duhej të përmbusheshin në rast të dërgimit të avionëve luftarakë.
Së pari Kievi duhet të bëjë një “kërkesë zyrtare”. Përveç kësaj duhet të jenë armë “jo shkallëzuese” të konfliktit dhe “nuk duhet të prekin tokën ruse, por duhet të përdoren vetëm për aftësi mbrojtëse”. Po ashtu ushtria franceze nuk duhet të jetë e dobësuar pas furnizimit me amë. Edhe kryeministri holandez, Mark Rutte ishte i një mendimi me presidentin francez në Hagë. Ai tha se “nuk ka tabu, por ky do të ishte një hap i madh”, nëse do të dërgoheshin avionë luftarakë në Kiev.
Bundeskanzler Olaf Scholz besucht Lateinamerika
Kancelari gjeman, Olaf Scholz që në fjalimin e tij në Bundestag të mërkurën e kaluar u shpreh, se është kundër dërgimit të avionëve luftarakë. Gjatë udhëtimit të Amerikën Jugore ai u shpreh për rrezikun “e një gare furnizimi me armë” në debatin aktual./DW
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë