Presidenti i SHBA-së, Joe Biden po përgatitet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do të pezullojë pranimin e kërkesave për azil në kufirin SHBA-Meksikë kur numri i kalimeve të arrijë në 2500 në ditë në pikat kufitare dhe do të rihapë kufirin kur ky numër të bjerë në 1500, raporton AP duke cituar informacione nga burime të informuara.
Shifra prej 2500 do të thotë se kufiri mund të mbyllet menjëherë për emigrantët që kërkojnë azil, pasi shifrat ditore tashmë janë tejkaluar.
Biden pritet të zbulojë qëllimin e tij – që do të ishte lëvizja e tij më agresive e njëanshme në përpjekjen për të kontrolluar numrin e njerëzve në kufi – sot në Shtëpinë e Bardhë në një ngjarje në të cilën janë ftuar kryetarët e qyteteve kufitare.
Pesë persona të informuar mbi bisedimet konfirmuan shifrën prej 2500 të hënën, ndërsa dy persona konfirmuan shifrën prej 1500. Shifrat janë mesatare ditore për një javë. Të gjithë këmbëngulën për anonimitetin sepse urdhri ekzekutiv nuk është ende publik. Aktivitete të tjera kufitare, si tregtia, pritet të vazhdojnë, sipas Zërit të Amerikës.
Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë informuan ligjvënësit në Capitol Hill mbi detajet e urdhrit të planifikuar përpara nënshkrimit zyrtar të sotëm./euronews
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...