Migrantëve që kapen duke kaluar ilegalisht kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, mund t’iu pamundësohet shansi për të kërkuar azil, dhe kështu do të dëbohen shpejt në Meksikë, bazuar në kufizimet e reja që janë bërë publike prej administratës së presidentit amerikan, Joe Biden.
Masat e reja do të hyjnë në fuqi menjëherë, mirëpo ato nuk do të vlejnë për fëmijët e pashoqëruar, personat që kanë probleme të mëdha shëndetësore, apo për viktimat e trafikimit, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës amerikane.
“Kam ardhur këtu për të bërë atë çfarë republikanët në Kongres kanë refuzuar të bëjnë, të marrim hapat e nevojshëm për të siguruar kufirin tonë”, ka thënë Biden në Shtëpinë e Bardhë.
“Le të zgjidhim problemin dhe të mos luftojmë për këtë gjë”.
Biden, demokrat, e ka ashpërsuar qasjen e tij sa i përket sigurisë kufitare, pasi imigrimi ka dalë të jetë ndër çështjet kryesore për amerikanët në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Biden pritet të përballet me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, i cili është zotuar se do të marrë masa të ashpra për të luftuar migrimin, nëse e fiton edhe një mandat.
Biden e ka nisur mandatin presidencial më 2021, me zotimet për të përmbysur politikat e Trumpit për migrimin, mirëpo ndërkohë është përballur me shkallë rekorde të migrantëve, që e kanë kaluar kufirin ilegalisht.
Masat e reja kufizuese “do t’i rrisin pasojat për ata që kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme”, ka thënë një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonimiteti.
Megjithatë, ai ka thënë se kufizimet e reja për azil nuk janë të përhershme.
Ato do të aktivizohen kur mesatarja e arrestimeve në kufi të kalojë shifrën 2.500 brenda një jave, dhe do të pauzohet kur arrestimet të ulen në 1.500 arrestime në ditë.
Hera e fundit kur shifra ka rënë nën 1.500 arrestime në ditë ka qenë në muajt e parë pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, në korrik të vitit 2020, kur udhëtimi në nivel global ka qenë shumë i vogël.
Shifra mesatare e arrestimeve në kufijtë amerikanë ka qenë 4.300 brenda një dite, në muajin prill.
Kufizimet e reja pritet të sfidohen nëpër gjykata prej grupeve për të drejta të imigrantëve, të cilat e kanë kritikuar Bidenin se ka miratuar politika të llojit të Trumpit./Radio Evropa e Lirë/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...