Biden kritikon republikanët

11:27 | 10 Mars 2015
Arbresh.info

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden sot sulmoi senatorët republikanë të SHBA-ve për shkak të letrave “shumë çorientuese” ndaj udhëheqësve iranianë që ndërhyjnë në negociata për kufizimin programin bërthamor të Tehranit.

“Letra, dërguar dje Republikës Islamike të Iranit nga 47 senatorë republikanë me qëllim që të keqinterpretojë qëndrimin zyrtar të Presidentit (Barack Obama) në mes të negociatave të ndjeshme ndërkombëtare, është nën dinjitetin e institucionit që unë thellësisht e respektoj” tha Biden në një deklaratë, raportoi agjencia AFP.

Letra e hapur nga 47 senatorët republikanë dërguar udhëheqësve iranianë mund të krijojë mosmarrëveshje lidhur me negociatat bërthamore dhe kjo nuk është roli që baballarët e kombit kishin parashikuar qëKongresi i SHBA-ve të ketë në politikën e jashtme, vlerësoi dje Shtëpia e Bardhë.

Agjencia e SHBA vlerëson se letra ishte një përpjekje agresive për të penguar Obaman dhe pesë fuqitë botërore që të arrijnë marrëveshje fillestare deri në fund të marsit, me qëllim që të kufizohet programi bërthamor në Iran, për të cilin Teherani këmbëngul që është për qëllime paqësore./arbreh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme