Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbajti fjalimin e parë të madh për politikën e jashtme, si kandidat presidencial i Partisë Demokratike.
Duke folur në Nju Jork, Biden kritikoi paraqitjen e presidentit amerikan, Donald Trump, në skenën botërore dhe premtoi se do të luftojë autoritarizmin dhe paqëndrueshmërinë globale.
Biden, i cili është favorit në mesin e kandidatëve demokratë për zgjedhjet e vitit 2020, tha se qasja “Amerika e para” e Trumpit është “agresive, shkurtpamëse dhe kërcënon interesat e SHBA-së dhe demokracinë në gjithë botën”.
“Demokracitë në botë presin nga Amerika që t’iu përmbahet vlerave që na bashkojnë… Donald Trump duket se është në ekip tjetër”, tha Biden shkruan REL.
Demokratët do të zgjedhin kandidatin e tyre në korrik të vitit 2020, i cili më pas do të sfidojë Trumpin në zgjedhjet e nëntorit.
Biden foli edhe për synimet e tij në Iran, Afganistan, Jemen e të tjera.
Ai ka qenë nënpresident në administratën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama.
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...