Tërheqja e Turqisë nga një marrëveshje ndërkombëtare për të mbrojtur gratë nga dhuna u përshkrua nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden si një veprim “thellësisht zhgënjyes”, duke thënë se ishte një hap prapa në luftën kundër dhunës ndaj grave.
“Shtetet duhet të punojnë për të forcuar dhe rinovuar rolet e tyre në ndalimin e dhunës ndaj grave pa refuzuar traktatet ndërkombëtare që kërkojnë mbrojtjen e grave dhe përgjegjësinë e autorëve të krimeve”, tha Biden, raporton theguardian.
“Ky është një hap dekurajues prapa për një lëvizje ndërkombëtare që synon të ndalojë dhunën ndaj grave në të gjithë botën. Lëvizja e papritur dhe e pajustifikuar e Turqisë është thellësisht zhgënjyese”, shtoi presidenti amerikan.
Turqia njoftoi të shtunën vendimin për t’u tërhequr nga Konventa e Stambollit, një statut i miratuar nga Këshilli i Evropës në vitin 2011 në një përpjekje për të krijuar një kornizë ligjore që do të parandalojë dhunën dhe për të luftuar dhunën ndaj grave dhe asa në familje.
Ndryshe, Kosova e ka nënshkruar këtë konventë dhe e ka bërë pjesë të Kushtetutës.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...