Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera ndihmë për Ukrainën

23:09 | 10 Gusht 2023
KRG

Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Kongresit t’i japë atij një shtesë prej 24 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Biden tha se paratë për Ukrainën do të përdoren për ndihmë humanitare, ekonomike dhe të sigurisë për vendin, transmeton  Telegrafi.

“Presidenti ka riafirmuar se ne do të qëndrojmë me Ukrainën, ndërsa ajo mbron sovranitetin e saj për aq kohë sa duhet, një strategji që ka bashkuar me sukses aleatët dhe partnerët tanë dhe ka pajisur Ukrainën për t’u mbrojtur kundër agresionit rus”, u tha nga Shtëpia e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara janë tashmë përkrahësi më i madh financiar i Ukrainës, dhe shpenzimet e mëtejshme të kësaj shkalle do të sillnin një total mbi 70 miliardë dollarë që nga shpërthimi i luftës.

Një zyrtar i lartë tha se Shtëpia e Bardhë shpreson që një marrëveshje mund të arrihet me Kongresin mbi kërkesën. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme