Presidenti amerikan, Joe Biden ka përmendur një marrëveshje në parim mes Izraelit dhe Hamasit për arritjen e armëpushimit në Gaza.
Në një postim në rrjetin social X, ai përmend se 6 javë më parë ka paraqitur një “kornizë gjithëpërfshirëse” për mënyrën se si të arrihet armëpushimi dhe kthimin e pengjeve izraelite.
“Gjashtë javë më parë kam paraqitur një kornizë gjithëpërfshirëse se si të arrihet një armëpushim dhe kthimi i pengjeve. Ka ende punë për të bërë dhe këto janë çështje komplekse, por për këtë kornizë tani është rënë dakord si nga Izraeli ashtu edhe nga Hamasi. Ekipi im po bën përparim dhe unë jam i vendosur për ta çuar këtë proces përpara.”, shkruan Biden.
Në maj, presidenti amerikan theksoi në fjalimin e tij se kishte në dorë planin e armëpushimit në Gaza, i propozuar nga Izraeli dhe që do të zbatohet në tre faza.
Faza e parë përfshin një armëpushim “të plotë dhe total” dhe tërheqjen e ushtarëve të IDF nga të gjitha zonat e banuara në Gaza. Gjithashtu është planifikuar lirimi i disa prej pengjeve të mbetura (gratë, të moshuar, të plagosur) dhe shkëmbimi i tyre me të burgosur palestinezë.
600 kamionë me ndihma humanitare do të hyjnë çdo ditë në Rripin e Gazës, me shpërndarjen e saj të lehtësuar nga armëpushimi. Banorët palestinezë të Rripit do të kthehen në shtëpitë e tyre.Procesi do të zgjasë gjashtë javë me mundësi të zgjatjes nëse është e nevojshme.
Faza e dytë kërkon “ndërprerje të përhershme të armiqësive” dhe lirimin e pengjeve të mbetura, përfshirë ushtarët e mbajtur nga Hamasi. Kjo do të thotë një fund i përhershëm i armiqësive. Faza e tretë do të përfshijë restaurimin e Rripit të Gazës. Pasi të arrihet, kjo fazë do të përfshijë gjithashtu kthimin e eshtrave të pengjeve që vdiqën në duart e Hamasit./abcnews.al
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...