Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të enjten se ka disa indikacione se presidenti rus Vladimir Putin po izolohet dhe po ndëshkon disa nga këshilltarët e tij, por shtoi se SHBA nuk ka shumë prova të forta për ta thënë këtë me siguri.
Sipas CNN, kur është pyetur se sa keq po keqinformohet presidenti rus nga këshilltarët e tij, Biden u përgjigj: “… Ka shumë spekulime, por ai duket se – nuk po e them me siguri – ai duket se është i izoluar dhe ka disa indikacione se ai ka pushuar nga puna ose ka vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij”.
Zyrtarët e qeverisë amerikane kanë shprehur besim këtë javë në vlerësimin e inteligjencës që tregon se “Putini po keqinformohet nga këshilltarët ushtarakë për suksesin e performancës së ushtrisë ruse gjatë luftës, e cila ka vazhduar për më shumë se një muaj”.
Biden gjithashtu vuri në dukje se ai është “skeptik” që Putini do të tërheqë të gjitha forcat e tij nga rrethi i kryeqytetit ukrainas, Kiev.
“Deri më tani nuk ka asnjë provë të qartë se ai po tërheq të gjitha forcat e tij nga Kievi”, ka thënë Biden.
“Ka gjithashtu prova që ai po shton trupat e tij në zonën e Donbasit”, ka shtuar ai.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...