Joe Biden është paraqitur nga Wilmington, Delaware prej ku shprehu besimin se është në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Duke folur në Wilmington, Delaware, i nominuari demokrat Joe Biden kërkoi besim, duke thënë se ai “ndihej mirë”, por ftoi durimin ndërsa votat vazhdonin të numëroheshin në disa shtete kryesore në të gjithë vendin, raporton Cnn.
“Ne ndihemi mirë për vendin ku jemi, me të vërtetë po”, tha ai. “Unë jam këtu për t’ju thënë sonte se besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje”, u shpreh Biden.
Ish nënkryetari sugjeroi që ai nuk kishte pritur një rezultat të hershëm dhe u kërkoi mbështetësve të tij të prisnin me durim ndërsa shtetet vazhdonin të numëronin dhe raportonin votat e tyre.
“Ne e dinim, për shkak të votimit të paparë të hershëm dhe votimit përmes postës, do të zgjaste pak,” vazhdoi Biden.
“Ne do të duhet të jemi të duruar deri sa … të mbarojë puna e vështirë e numërimit të votave dhe nuk do të mbarojë derisa të numërohet çdo votë, të gjithë të votojnë”, u shpreh ai.
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen