hgënjimi mes presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me luftën në Gaza, vazhdon të rritet.
Duke mos qenë në dijeni se kamerat dhe mikrofonët ishin ndezur edhe pas fjalimit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, presidenti ndau haptazi me Senatorin Michael Bennet, D-Colo, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarin e Transportit Pete Buttigieg, disa biseda private që kishte bërë me kryeministri izraelit.
Fillimisht senatori Bennet përgëzoi Biden për fjalimin e tij dhe i kërkoi presidentit të vazhdojë të bëjë presion ndaj Netanyahut për shqetësimet në rritje humanitare në Gaza. Biden përgjigjet duke përdorur pseudonimin e Netanyahut, duke thënë: Unë i thashë, Bibi, dhe mos e përsëris këtë, por ti dhe unë do të kemi një takim.
Një ndihmës i presidentit që qëndronte afër presidentit e paralajmëroi se mikrofonët ishin ende të ndezur ndërsa fliste me sekretarët. I pyetur nëse mendon se Netanyahu duhet të bëjë më shumë për të lehtësuar vuajtjet humanitare, Biden u përgjigj: Po, po.
Kreu i Shtëpisë kohët e fundit ka shprehur gjithnjë e më shumë zhgënjimin me mosgatishmërinë e qeverisë së Netanyahut për të hapur më shumë vendkalime tokësore për ndihmën kritike të nevojshme për të hyrë në Gaza. Në fjalimin e tij ai u bëri thirrje izraelitëve që të bëjnë më shumë për të lehtësuar krizën edhe pse përpiqen të eliminojnë Hamasin.
Ndërkaq një anije që transporton ndihma humanitare pritet të lundrojë këtë fundjavë, me destinacion Gazën. Anija spanjolle, Open Arms, është planifikuar të niset nga Qipro – vendi më i afërt i BE-së me Gazën.
Pa port funksional dhe ujëra të cekëta, është ende e paqartë se ku do të ankorohet anija kur të arrijë në Gaza. Ajo përmban 200 ton ushqim të ofruar. Anija pritet të niset nga porti i Larnakës së Qipros këtë fundjavë dhe do të duhen rreth dy deri në tre ditë për të arritur në brigjet e Gazës.
Korridori detar u njoftua nga shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ndërsa ajo ishte në Qipro. Kjo erdhi një ditë pasi Presidenti Joe Biden njoftoi se SHBA planifikon të ndërtojë një port të përkohshëm lundrues në vijën bregdetare të Gazës./Klan News
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...