Presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se kërkesa e Kievit për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s ishte në duart e vetë vendit, tha shefi i shtabit të Zelensky-s kur të dy liderët zhvilluan bisedime të enjten.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Biden dhe Zelensky biseduan në telefon dy ditë pasi Biden zhvilloi bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, në përpjekje për të zbutur krizën mbi lëvizjet e trupave rusë pranë kufijve të Ukrainës.
Ukraina akuzon Rusinë për grumbullimin e dhjetëra mijëra trupave në përgatitje për një ofensivë të mundshme ushtarake në shkallë të gjerë, duke ngjallur frikën se një konflikt i ndezur në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës mund të shpërthejë në luftë të hapur midis fqinjëve.
Rusia mohon planifikimin e ndonjë sulmi, por akuzon Ukrainën dhe SHBA-në për sjellje destabilizuese dhe ka kërkuar garanci sigurie kundër zgjerimit të NATO-s drejt lindjes. /Telegrafi/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...