Presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se kërkesa e Kievit për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s ishte në duart e vetë vendit, tha shefi i shtabit të Zelensky-s kur të dy liderët zhvilluan bisedime të enjten.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Biden dhe Zelensky biseduan në telefon dy ditë pasi Biden zhvilloi bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, në përpjekje për të zbutur krizën mbi lëvizjet e trupave rusë pranë kufijve të Ukrainës.
Ukraina akuzon Rusinë për grumbullimin e dhjetëra mijëra trupave në përgatitje për një ofensivë të mundshme ushtarake në shkallë të gjerë, duke ngjallur frikën se një konflikt i ndezur në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës mund të shpërthejë në luftë të hapur midis fqinjëve.
Rusia mohon planifikimin e ndonjë sulmi, por akuzon Ukrainën dhe SHBA-në për sjellje destabilizuese dhe ka kërkuar garanci sigurie kundër zgjerimit të NATO-s drejt lindjes. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...