Presidenti amerikan Joe Biden tha të martën se ishte i sigurt se Kina do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me talebanët pasi kryengritësit islamikë morën pushtetin në Afganistan më 15 gusht.
I pyetur nëse ishte i shqetësuar se Kina do të financonte grupin, i cili është i sanksionuar sipas ligjit amerikan, Presidenti Biden u tha gazetarëve, “Kina ka një problem të vërtetë me talebanët. Kështu që ata do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, jam i sigurt. Ashtu si Pakistani, ashtu si Rusia, ashtu si Irani. Ata të gjithë po përpiqen të kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë tani “.
Shtetet e Bashkuara dhe Grupi i Shtatëshes kanë rënë dakord të koordinojnë përgjigjen e tyre ndaj talebanëve, dhe Uashingtoni ka bllokuar qasjen e talebanëve në rezervat e Afganistanit, shumica e të cilave mbahen nga Rezerva Federale e Nju Jorkut, për të siguruar që ata të përmbushin premtimet e tyre duke respektuar të drejtat e grave dhe të drejtën ndërkombëtare.
Por ekspertët thonë se një pjesë e madhe e asaj fuqie ekonomike do të humbasë nëse Kina, Rusia ose vende të tjera u japin fonde talebanëve.
Italia, presidentja aktuale e Grupit të 20 ekonomive kryesore – të cilat përfshijnë Kinën dhe Rusinë – është përpjekur të organizojë një takim virtual të G20-ës mbi Afganistanin, por asnjë datë nuk është shpallur, duke sugjeruar mosmarrëveshje mes grupit.
Këshilltari shtetëror dhe ministri i jashtëm kinez Wang Yi i tha sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në një telefonatë më 29 gusht se bashkësia ndërkombëtare duhet të angazhohet me talebanët dhe t’i “udhëzojë ata” pozitivisht.
Kina nuk i ka njohur zyrtarisht talebanët si sundimtarët e rinj të Afganistanit, por Wang në korrik priti Mullah Baradarin, i cili që atëherë është emëruar si zëvendëskryeministër, dhe ka thënë se bota duhet të udhëheqë dhe mbështesë vendin ndërsa kalon në një qeveri të re në vend që të ushtrojë më shumë presion mbi të./voa/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...