Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka përshkruar takimin e tij të parë ballë për ballë me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, si “pozitiv dhe produktiv”, duke theksuar se të dy vendet do të bëjnë përparim në marrëdhëniet dypalëshe, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për media në Bruksel pas disa bisedimeve me liderët e vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë pas takimit me presidentin Erdoğan, Biden tha se ai dhe Erdoğan patën diskutime të hollësishme se si të zhvillojnë një sërë çështjesh.
“Ekipet tona do të vazhdojnë diskutimet tona dhe unë kam besim se do të bëjmë përparim të vërtetë me Turqinë dhe SHBA-në”, tha Biden.
Më herët, Erdoğan tha se Turqia dhe SHBA u pajtuan të përdorin kanale të drejtpërdrejta të dialogut në mënyrë efektive dhe të rregullt, duke iu përshtatur dy aleatëve dhe partnerëve strategjikë.
“Nuk ka asnjë çështje që nuk mund të zgjidhet në marrëdhëniet Turqi-SHBA”, tha Erdoğan, duke shtuar se “fushat e bashkëpunimit janë më të gjera dhe të pasura se sa fushat problematike”.
Takimi ballë për ballë në selinë e NATO-s zgjati rreth 45 minuta. Erdoğan dhe Biden u takuan për herë të parë që kur Biden mori detyrën në muajin janar.
Samiti i NATO-s filloi sot në Bruksel, duke sjellë së bashku krerët e qeverive dhe vendeve anëtare të aleancës.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...