Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është rikthyer sërish në punën e tij, pas një pauze të shkurtër që pati për shkaqe shëndetësore.
Sekretaria për media në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki, në një intervistë për media ka deklaruar se Biden e kishte telefonuar zëvendëspresidenten Kamala Harris se ishte mirë me shëndetin dhe mund t’i kthehej punës.
Harris ishte presidente e shtetit për pak minuta pasi Biden ia kishte deleguar detyrën për shkak se nuk ndjehej mirë.
Biden do të qëndrojë në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed derisa ta përfundojë të gjithë trajtimin./arbresh.info/
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...