Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka kërkuar Kongresit që të sigurojë më shumë se 37 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën.
Kjo do të jetë një tjetër ndihmë e madhe për ukrainasit, derisa forcat ruse po pësojnë humbje në fushëbetejë, në luftën e cila ha hyrë në muajin e nëntë. Fondet u kërkuan zyrtarisht nga administrata më 15 nëntor.
Mesi i dhjetorit është data kur Kongresi amerikan ndanë buxhetin për vitin pasues, dhe nëse kërkesa për ndihmë aprovohet, ajo do të jetë pjesë e paketës për mbështetjen e Qeverisë ukrainase deri në shtatorin e vitit 2023.
Në fillim të nëntorit, SHBA-ja tha se do të dërgojë në Ukrainë ndihmë të re ushtarake në vlerë prej 400 milionë dollarësh. Pothuaje dyfishi i kësaj shume, 725 milionë dollarë, ishte ndihma që ju dha Ukrainës nga SHBA-ja në fillim të tetorit. /REL
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...