Joe Biden i kërkoi Emmanuel Macron që t’i bënte presidentit rus ofertën e një samiti midis Biden dhe Vladimir Putin, raporton Reuters, duke cituar një zyrtar të presidencës franceze.
Zyrtari francez e përshkroi Macron si një lehtësues, duke shtuar se “dalëngadalë po ndryshojmë rrjedhën e gjërave. Ne po krijojmë një perspektivë diplomatike që Kremlini e pranon”.
Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitri Peskov, ka thënë se është “e parakohshme” të flitet për plane specifike për një samit midis presidentit rus dhe Joe Biden.
Peskov tha se Putin dhe Biden mund të takohen nëse e konsiderojnë të nevojshme, por theksoi se “është e parakohshme të flitet për plane specifike për një samit” dhe nuk ka plane konkrete.
Peskov gjithashtu e përshkroi situatën në rajonin e Donbasit të Ukrainës si “jashtëzakonisht të tensionuar”, duke shtuar se Putini do t’i drejtohej së shpejti Këshillit të Sigurimit të Rusisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Tass, ai tha se “provokimet dhe granatimet po bëhen gjithnjë e më intensive, sigurisht që kjo shkakton shqetësim shumë të thellë”.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ftuar Vladimir Putinin dhe Joe Biden për të marrë pjesë në një samit që synon de-përshkallëzimin e krizës në Ukrainë, dhe liderët kanë rënë dakord në parim, ka njoftuar zyra e Macron, mes paralajmërimeve të mëtejshme të SHBA se lufta është e afërt.
Pallati Élysée nxorri një deklaratë të dielën në mbrëmje pas përpjekjeve diplomatike të minutës së fundit nga presidenti francez në përpjekje për të bindur Rusinë nga pushtimi i Ukrainës./arbresh.info/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj