Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden duket se mbështet hakmarrjen e paralajmëruar nga Izraeli kundër Hamasit, pas sulmeve të së dielës që lanë më shumë se 1200 persona të vrarë.
Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, Hamasi i ka duar me gjak dhe për këtë gjë duhet ta paguajë.
“Duart e përgjakura të Hamasit do ta paguajnë për atë që bënë. Izraeli e ka për detyrë të kundërpërgjigjet”, u shpreh Biden, teksa konfirmoi vdekjen e 14 amerikanëve nga sulmet.
Më tej, presidenti amerikan e krahasoi Hamasin me ISIS dhe shprehu angazhimin e tij për të dërguar më shumë armë në ndihmë të Izraelit./A2
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...