Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Yair Lapid, ka përsëritur angazhimin e tij se SHBA-ja nuk do të lejojë Iranin të sigurojë armë bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se Biden dhe Lapid zhvilluan sot një bisedë telefonike, ku përfshirë Iranin diskutuan çështjet e sigurisë globale dhe rajonale.
“Presidenti Biden ka shprehur edhe njëherë angazhimin e tij se SHBA-ja nuk do të lejojë kurrë që Irani të jetë posedues i armës bërthamore”, thuhet në deklaratë.
Biden ka falënderuar kryeministrin Lapid për pritjen gjatë vizitës në Izrael në muajin korrik, theksohet në deklaratën në të cilën thuhet se “Biden ka vënë theksin mbi rëndësinë për përfundimin në javët e ardhshme të negociatave për kufirin detar mes Izraelit dhe Libanit”.
Në lajmet e fundit në shtypin izraelit vihet në dukje se kryeministri Lapid është përpjekur të bisedojë me presidentin Joe Biden projektmarrëveshjen ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit, por që ky takim nuk është mundur të realizohet.
SHBA-ja në ditët e kaluara zhvilloi brenda 24 orëve dy sulme të ndara ajrore me pretendimin se ato ishin kundër grupeve të lidhura me Ushtrinë e Gardës Revolucionare të Iranit.
– Marrëveshja mbi programin bërthamor dhe procesi i negociatave me Iranin
Në këmbim të heqjes së sanksioneve, në vitin 2015 mes Iranit dhe anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (Britani, SHBA, Kinë, Francë, Rusi), si dhe Gjermanisë (5+1) u nënshkrua një marrëveshje në të cilën rregulloheshin dhe vendoseshin nën kontroll aktivitetet bërthamore të Teheranit.
Washingtoni, në periudhën e ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në vitin 2018 dhe qeveria e Teheranit i ndaloi gradualisht angazhimet e tij në marrëveshje dhe ndërmori sërish një sërë hapash, përfshirë edhe pasurimin e uraniumit në nivel të lartë.
Negociatat e kryera në Vjenë që nga prilli 2021 nën koordinimin e Bashkimit Evropian (BE) për të siguruar rizbatimin e marrëveshjes dhe kthimin e SHBA-së në marrëveshje përfunduan më 8 gusht. Pas draft-tekstit të marrëveshjes së propozuar nga BE-ja që kishte marrë përsipër koordinimin e negociatave, palët dhanë shenja shumë më pozitive për arritjen e marrëveshjes përfundimtare në krahasim me muajt e mëparshëm.
Ministria e Jashtme e Iranit, më 15 gusht i përcolli BE-së mendimin e saj lidhur me projektmarrëveshjen e propozuar nga BE-ja dhe e cila në negociatat mbi programin bërthamor pranohet si udhërrëfyesi përfundimtar, dhe kishte deklaruar se presin përgjigjen e SHBA-së në kundërpërgjigje ndaj përgjigjes së tyre të dhënë ndaj draftit.
Departamenti Amerikan i Shtetit, në një deklaratë më 24 gusht njoftoi se nëpërmjet BE-së kanë dhënë përgjigje ndaj mendimeve të Iranit lidhur me draft-tekstin për marrëveshjen mbi programin bërthamor me Iranin, por departamenti nuk ndau ndonjë detaj lidhur me përmbajtjen e përgjigjes së Iranit.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...