Joe Biden u emërua presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Mediat si CNN, NBC, ABC, CBS, AP dhe USA Today dhanë lajmin sipas projeksioneve.
Ndërkohë gjatë transmetimit maratonë në studiot e CNN, analisti Van Jones ka shpërthyer në lot duke thënë se sot është një ditë e mirë për amerikanët.
“Është më e lehtë të jesh baba. Është më e lehtë t’i thuash fëmijëve se karakteri ka rëndësi. T’i thuash që e vërteta ka rëndësi. Se të qenët një njeri i mirë ka rëndësi. Është më e lehtë për shumë njerëz. Nëse je mysliman në këtë vend, nuk ke pse shqetësohesh nëse presidenti nuk të do këtu, nëse je emigrant nuk të duhet të shqetësohesh nëse presidenti do marrë kënaqësi duke të izoluar fëmijët apo duke kthyer pa arsye ëndërrimtarët.”
“ Ky është lehtësim për shumë njerëz që kanë vuajtur vërtet. E keni parasysh shprehjen ‘Nuk po marr dot frymë?’ Nuk ishte vetëm George Floyd. Shumë njerëz janë ndjerë sikur po u merrej fryma. Çdo ditë zgjohesh dhe shikon postime dhe nuk e di se çfarë po ndodh… Shkon në dyqan dhe njerëz që kanë pasur frikë ta shfaqin racizmin e tyre, po sillen gjithnjë e më keq. Shqetësohesh për fëmijët, apo për motrën. Nëse mund të shkojë në supermarket pa i thënë dikush një sharje. Shpenzon aq shumë energji duke u përpjekur të mos e humbësh toruan. Kjo është shumë e rëndësishme, që të mund të kemi pak paqe. Dhe të kemi mundësi për një rifillim. Karakteri në këtë vend ka rëndësi. Të jesh njeri i mirë ka rëndësi. Është e lehtë të bësh hile dhe t’ia hedhësh, por çdo gjë përmbyset.”
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...