Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës dhe të sjellim trupat amerikane sërish në shtëpi, tha presidenti i SHBA-së, Joe Biden përpara fjalimit të tij të shumëpritur për Afganistanin.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim qeverinë afgane, por nuk do të qëndrojmë të angazhuar ushtarakisht në Afganistan”, pritet të deklarojë Biden, sipas ekstrakteve të fjalimit të tij të shpërndarë në shtyp, raporton ATSh.
Ai pritet, gjithashtu, të njoftojë largimin e të gjithë ushtarëve amerikanë nga Afganistani deri më 11 shtator, në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të vitit 2001 në SHBA, që provokuan edhe ndërhyrjen ushtarake amerikane.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...