Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka paralajmëruar që ekziston mundësia që Rusia mund të pushtojë Ukrainën, muajin e ardhshëm.
Ndërkohë Rusia thotë se sheh “pak terren për optimizëm” në zgjidhjen e krizës pasi SHBA-ja hodhi poshtë kërkesat kryesore të Rusisë, raporton BBC.
Grumbullimi i dhjetëra mijëra trupave ruse në kufijtë e Ukrainës në javët e fundit ka ngjallur frikën e një pushtimi, por Rusia mohon se po planifikon një sulm.
Presidenti amerikan i bëri këto komente në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten.
“Presidenti Biden tha se ekziston një mundësi e qartë që rusët mund ta pushtojnë Ukrainën në shkurt”, ka thënë zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne.
“Këtë e ka thënë publikisht dhe për këtë kemi paralajmëruar me muaj të tërë”, tha ajo./kk/
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja