Presidenti amerikan nuk shkon me paketën gjigande të investimeve në samitin botëror të klimës në Glasgou, siç ishte planifikuar. Ai gati e ka përgjysmuar paketën sociale e të klimës, por ende miratimi është i pasigurtë.
Pak para udhëtimit në Europë, presidenti amerikan, Joe Biden prezantoi paketën e klimës të shkurtuar, por megjithatë impresionuese. Biden parashikon investime në vlerë prej 1,75 bilionë dollarë, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. Fillimisht Biden kishte synuar një paketë investimesh në vlerë 3,5 bilionë dollarë. 555 miliardë prej tyre do të investoheshin për luftën kundër shkatërrimit të klimës. Investimet parashikohen në fushën e energjive të rigjenerueshme apo stimuj tatimorë për blerjen e automjeteve elektrike.
Por paketa gjigande e presidentit amerikan ka ngjallur kundërshtime, e jo vetëm nga ana e republikanëve, por edhe demokratëve. Kurse demokratët progresivë nga ana e tyre janë të zhgënjyer për shkurtimet që ka bërë presidenti, ende nuk është e qartë, se kur do të votohet për këtë paketë.
Shpresat e Bidenit ishin që planet e tij të ishin miratuar para udhëtimit në Glasgou, Britaninë e Madhe, ku më 31 tetor fillon samiti botëror për klimën. Bashkësia ndërkombëtare pret nga presidenti amerikan, që në samitin botëror të klimës, COP26 të paraqiten plane konkrete, se si SHBA do të jetësojë planet e mbrojtjes së klimës. Biden ka formuluar plane ambicioze për SHBA: Ekonomia më e madhe e botës do duhet që deri në vitin 2035 të prodhojë energji elektrike pa emetim të gazi karbonik, CO2, dhe më së voni në vitin 2050 do të ketë reduktuar në zero emetimet e gazrave të efektit serë.
Por zemra e paketës së investimeve është ana sociale: Biden ka planifikuar reduktimin e kostove tepër të larta për përkujdesin e fëmijëve, lehtësimin tatimor të familjeve dhe zgjerimi i shërbimeve shëndetësore. Kjo paketë do të financohej përmes rritjes së tatimeve për koncernet dhe të ardhurat e larta, si edhe përmes mbledhjes së rreptë të tatimeve nga e shkuara.
Haradinaj në Pejë: Anëtarësimi direkt në NATO, shtysë për zh...
Aksident mes një kamioni dhe një veture në dalje të autostra...
Guardiola konfirmon lëndimet e dy yjeve të Man Cityt – thotë...
Ditë zie në Serbi, flamujt serbë ulen në gjysmështizë edhe n...
Haxhiu në Tiranë takohet me ish-ministren Gjonaj, diskutohet...
Për herë të parë në histori regjistrohet një uragan në Finla...